×
  • Lajme
  • Lajme

    “E vrava gruan…”, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e gruas në Pejë

    Insajderi
    19 November 2024 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Edmond Lajqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes në banesën e tyre mëngjesin e 16 prillit në Pejë.

    Ai po akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri E.L, me datë 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gj.U, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët, kurse, ditën kritike i pandehuri E.L, me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës, e me pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, përcjell Gazeta Insajderi.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.L, për veprën penale “Vrasje e rëndë”, neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri E.L, me datë 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gj.U, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët, kurse, ditën kritike i pandehuri E.L, me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës, e me pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”.

    Prokurori i shtetit, hetimet  e kësaj çështje penale i ka zhvilluar në afatin optimal në mënyrë intensive, dhe po ashtu, ka akuzuar të pandehurin edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark