×
  • Sport
  • Euro 2020

    E zbulon Gosens: “Këtë herë nuk ia kërkova fanellën Ronaldos”

    Insajderi
    19 June 2021 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i krahut të Atalantas, Gosens, u shpreh i lumtur për fitoren dhe golin e tij të parë në këtë turne, teksa tregoi se ai nuk ia kërkoi këtë herë Cristiano Ronaldos fanellën e tij, shkruan Insporti.

    “Sigurisht që është një natë e paharrueshme për mua. Ne mundëm një ekip vërtet të fortë dhe unë mora golin tim të parë në këtë turne, si dhe asist po ashtu. Jam i lumtur dhe krenar. Ne e dinim se do të duhet të fitonim sot, sepse nëse do të humbnim këtu, do të bëhej vërtet e vështirë të kualifikoheshim. Ne u përpoqëm të japim gjithçka si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Jam i lumtur që fituam ndeshjen” – u shpreh Gosens.

    Disa muaj më parë, Gosens e pranoi se i kishte kërkuar Ronaldos të ndërronte fanellat pas një ndeshje midis Juventus dhe Atalantas, por CR7 e kishte refuzuar atë.

    “Unë nuk i kërkova atij fanellën e tij, pasi dua të shijoj fitoren dhe këtë mbrëmje,” u përgjigj gjermani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark