Sipas një sondazhi të bërë pak ditë më parë në revistën britanike “Glamour UK”, aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka rezultuar gruaja më e bukur në botë për vitin 2021.
Kjo është e dyta herë që Hande shpallet aktorja më e bukur, në botë.
Sipas “Glamour UK”, shpallja e aktores 27 -vjeçare si gruaja më e bukur në botë ka bërë bujë të madhe edhe në rrjetet sociale.
Ndonëse një pjesë e madhe e ndjekësve e kanë mbështetur përzgjedhjen e “Glamour UK”, rrjeti ka edhe një pjesë të konsiderueshme të publikut që mendojnë se bukuria e aktores ka ardhur si rezultat i disa ndërhyrjeve estetike që ajo ka bërë kohët e fundit.
Sa i përket partnerit të Hande Erçel, Kerem Bürsin, vitin e kaluar u rendit i 38 -ti në listën e burrave në “Golden Face Line Actor”.