Insajderi
Insporti

Ederson ftohet në Botërorin 2026 në mes të dasmës: historia e çmendur e grumbullimit të papritur

Insajderi
08 June 2026 - 13:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ederson ftohet në Botërorin 2026 në mes të dasmës: historia e çmendur e grumbullimit të papritur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mesfushori brazilian Ederson ka përjetuar një nga thirrjet më të pazakonta në karrierën e tij, pasi është përfshirë papritur në listën e Brazilit për Botërorin 2026, pas një ndryshimi të detyruar në skuadër për shkak të dëmtimit të Wesleyt.

Fillimisht i lënë jashtë listës nga trajneri Carlo Ancelotti, Ederson mori lajmin e grumbullimit ndërsa ndodhej në Campo Grande, ku po merrte pjesë në festimet e dasmës së mikut të tij, mesfushorit Romulo Zvarc.

Situata u komplikua më tej kur u zbulua se lojtari nuk kishte me vete pasaportën, pasi e kishte lënë në Rio de Janeiro.

Për ta zgjidhur problemin, miqtë e tij u nisën menjëherë për ta marrë dokumentin dhe për ta dërguar në Sao Paulo, nga ku ishte planifikuar nisja drejt Shteteve të Bashkuara për grumbullimin me kombëtaren.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij përgatiti me shpejtësi valixhen me sendet personale, ndërsa lojtari u largua nga festa dhe u nis drejt Sao Paulos për të kapur fluturimin.

Një seri ngjarjesh të papritura e shndërruan grumbullimin e tij në një “aventurë të minutës së fundit”, por me një fund të lumtur për mesfushorin, i cili tashmë është pjesë e listës së Brazilit për Botërorin 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark