Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e fundit preliminare nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.
Sipas të dhënave të përditësuara, janë numëruar 2,548 nga 2,557 vendvotime, apo 99.65% e totalit, ndërsa 9 vendvotime mbesin ende pa u numëruar.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 49.30% të votave, gjithsej 431,442 vota, duke siguruar një avantazh të thellë ndaj partive të tjera.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.00% apo 183,826 vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.57% (118,772 vota).
AAK ka marrë 5.68% të votave, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.78%. NISMA Socialdemokrate renditet me 1.71% të votave.

Sipas KQZ-së, deri tani kanë votuar 903,480 qytetarë, që përbën një dalje në votime prej 45.19%./Insajderi