Insajderi
Lajme

Edhe Adem dhe Hamëz Jashari të rinj të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi

Insajderi
07 June 2025 - 20:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe Adem dhe Hamëz Jashari të rinj të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mesin e 22 mijë e 500 tifozëve që do të jenë sonte të pranishëm në “Air Albania” për ta përkrahur Shqipërinë në ndeshjen ndaj Serbisë, janë edhe Adem dhe Hamëz Jashari të rinj, pasardhësit e familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe vëllait të tij, komandantit Hamëz Jashari.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin e tij social “Instagram” nga Hamëz Jashari, i cili fotos ia bashkëngjiti shkrimin “Forca Shqipëri”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark