Insajderi
Lajme

Edhe Badoci arrin pikën maksimale të mbushjes

Insajderi
14 March 2016 - 10:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Liqeni i Badocit prej nga furnizohen 30% e konsumatorëve me ujë të pijshëm, arrin kuotën maksimale dhe ka filluar  të kapërderdhet.

Kështu ka njoftuar sot Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, që ka thënë se liqeni tjetër në Prishtinë, ai I Batllavës, ka filluar të kapërdherdhet që nga dita e shtunë.

Për disa ditë me radhë, vendi është përfshirë në reshje të vazhdueshme shiu dhe për pasoja shumë liqene e lumenj kanë arritur pikat maksimale të mbushjes. Për pasojë, në disa rajone ka pasur edhe vërshime.

Nga sot pritet që reshjet e shiut të ndalojnë./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark