Edhe Bashkimi Evropian i zhgënjyer me Qeverinë Kurti për vendimin e ri për targat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Edhe Bashkimi Evropian i zhgënjyer me Qeverinë Kurti për vendimin e ri për targat

    Insajderi
    30 October 2022 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian shprehu të shtunën zhgënjimin që qeveria e Kosovës nuk dëgjoi këshillat e bllokut dhe të Shteteve të Bashkuara për zgjatjen e afatit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

    Në një komunikatë të BE-së thuhet se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat e vjetra “por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative”.

    “Ndonëse vendimi është një hap në drejtimin e duhur, ai nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët”, thuhet në komunikatë.

    Më tej komunikata thekson se marrëveshja e vitit 2016 parashikonte një proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12 mujor për procesin e konvertimit “i cili nuk është ndjekur. Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni. Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara. Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur këshilla”, thuhet në komunikatë.

    Bashkimi Evropian nënvizon se është e domosdoshme ruajtja e qetësisë.

    “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo retorikë që mund të rrezikojë qëndrueshmërinë në terren, veçanërisht në veriun e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Qeveria e Kosovës vendosi të premten të “shkallëzoj” zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Me vendimin e qeverisë janë vendosur disa afate për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Sipas qeverisë nga 1 nëntori deri më 21 nëntor fillon masa e qortimit, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes dhe nga 21 janari do të përdoren targat provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk do të lejohen targa tjera në Kosovë.

    “Kjo është mënyra që edhe ta zbatojmë rendin e ligjin por në anën tjetër ta kemi përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë, por jo vetëm”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark