Kosova e ka pësuar humbjen e radhës, derisa këtë herë u gjunjëzua në “Fadil Vokrri” nga Përfaqësuesja e Sllovenisë me rezultat minimal 1-0.
Këto disfata të njëpasnjëshme të “Dardanëve” kanë shkaktuar jo pak paknaqësi në opinionin sportiv dhe jo vetëm brenda vendit, ndërkohë reagimet kanë qenë të mëdha.
Moderatorja e njohur kosovare Blerona Zeqiri, njëherit tifoze e Përfaqësueses së Kosovës ka folur në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini duke thënë se duhet t’i përkrahim futbollistët e Kosovës edhe në momentet më të vështira.
“Këta djem ishin ata që na bënë krenarë, nuk duhet të zhgënjehemi nga ta. Duhet të jemi krenarë dhe nuk duhet të harrojmë që kishim mungesa dhe ato ndikuan në këto rezultate. Pavarësisht këtyre disfatave, këta djem duhet të kenë mbështetjen e parezervë të tifozëve”, ka deklaruar Zeqiri.
Këto reagime të opinionit kanë ardhur pas disa disfatave radhazi të “Dardanëve”