Insajderi
Ballina 5

Edhe Brnabiç kërcënon me futje të ushtrisë serbe në Kosovë: Jemi afër këtij vendimi

Insajderi
09 December 2022 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe Brnabiç kërcënon me futje të ushtrisë serbe në Kosovë: Jemi afër këtij vendimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Prishtina po na kthen jo në shekullin 19 po në shekullin 18”, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, derisa ka thënë se Serbia po e shqyrton “kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë” sipas Rezolutës 12/44.

“KFOR-i dhe EULEX-i nuk janë duke e kryer punën e tyre”, tha Brnabiç, duke shtuar se “nuk po i mbrojnë serbët në Kosovë”.

“Tani po shohim shkelje të Marrëveshjes së Kumanovës dhe Marrëveshjes së Brukselit në baza ditore. Prandaj jemi afër, Vuçiç do të jep më shumë informacione, për të kërkuar kthimin e forcave tona në Kosovë”, ka thënë kryeministrja serbe.

Ajo vazhdoi të thotë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka sjellur situatën “në prag të luftës”. Dhe, “nuk e ka bërë vetëm”, tha ajo.

“Mendoj se gjithçka çfarë po bën Kurti është rrezik jo vetëm për serbët, por edhe shqiptarët, për tërë Evropën, dhe politika e tij është e shekullit 19’të”, ka thënë ajo.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, i ashtuquajturi drejtor i një zyre të vetëquajtur pë Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se Serbia do të shqyrtojë “kthimin e rreth 1 mijë trupave ushtarake serbe” në Kosovë në bazë të Rezolutës 12/44.

Kjo duke u thirrur në pikën 4 dhe 6 të Aneksit 2 të kësaj rezolute.

Policia e Kosovës, në dritë të sulmeve të njëpasnjëshme të zyrtarëve policorë, zyrtarëve zgjedhorë, dhe qytetarëve atje, ka shtuar prezencën policore për ruajtje të sigurisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark