Edhe dy burra dyshohet se qëndrojnë prapa sulmit në Stamboll - gazetari kosovar sjell detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe dy burra dyshohet se qëndrojnë prapa sulmit në Stamboll – gazetari kosovar sjell detaje

    Insajderi
    13 November 2022 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua dhe dy burra të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dyshohet se qëndrojnë prapa shpërthimit që tronditi sot Stambollin.

    Gazetari Abdylvehap Ejupi, në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë se të gjitha informacionet e deritanishme dërgojnë drejt kësaj organizate terroriste, por asgjë nuk është konfirmuar ende.

    Ejupi tha se sheshi Taksim është një ndër vendet më të frekuentuara të Turqisë dhe siguria aty është shumë e madhe, andaj, sipas tij, ky operacion ishte i organizuar mirë sepse ndryshe nuk do të kishte mundësi të realizohej.

    “Të gjitha informacionet deri tani dërgojnë drejt organizatës terroriste PKK, por ende nuk është e konfirmuar. Sheshi Taksim është një ndër sheshet më të famshme në Turqi, është qendër tregtare e financiare. Duke pasur parasysh nivelin e sigurisë në këto sheshe kryesore, duket sikur është një operacion i organizuar shumë mirë dhe sigurisht për të arritur të sjellësh eksplozivin në atë rrugë është e hatashme, është një koordinim i hatashëm”, ka thënë Ejupi.

    Ai shtoi se nuk pritet identifikimi i viktimave sonte, derisa të arrihet numri i saktë i tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark