Insajderi
Lajme

Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente

Insajderi
17 November 2025 - 14:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se i kanë edhe dy ditë kohë deri të mbahet seanca me mandatar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë.

Ai tha se tash është urgjente formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që besoj që është urgjente për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve parlamentare. Janë katër komisione të përhershme, është komisioni për buxhet, punësim dhe transfere, komisioni për integrime për evropiane, komisioni për komunitete dhe kthim dhe komisioni për legjislacion. Tash që e kemi konstituar kuvendin e Republikës së Kosovës në legjislaturën e nëntë është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtutjeshëm në Kuvendin e Republikës, me ç’rast formimi i komisioneve parlamentare është rruga e duhur përpara. Çështje më urgjente se kjo nuk ka, ndërkohë që natyrisht 15 ditëshi vlen deri të mërkurën”, tha Kurti për T7. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark