Edhe dy republikanë të tjerë kundër zëvendësimit të “Obamacare” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Edhe dy republikanë të tjerë kundër zëvendësimit të “Obamacare”

    Insajderi
    18 July 2017 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe dy senatorë republikanë kanë shprehur qëndrimin kundër planit të partisë së tyre për të zëvendësuar reformën shëndetësore të ish-presidentit Obama, duke bërë që projektligji të mos kalojë dot në variantin aktual.

    Mike Lee dhe Jerry Moran deklaruan se ligji i ri nuk përmban të gjitha kreditet për të zëvendësuar atë të administratës së mëparshme.

    Republikanët kanë qenë të përçarë lidhur me këtë çështje, me eksponentët e moderuar që kanë shprehur shqetësimin për efektet e ligjit të ri tek shtresat më të dobëta.

    Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump e kishte shfuqizimin e “Obamacare” një pikë kyçe të fushatës së tij.

    “Për fat të keq, duket qartë se përpjekja për të shfuqizuar dhe zëvendësuar menjëherë dështimin e “Obamacare” nuk do të ketë sukses”, ka deklaruar gjithashtu lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell.

    Projektligji i republikanëve mban pikat kyçe të ligjit të Obamës sa i takon taksave për të pasurit, ndërsa u lejon kompanive të sigurimit të mbulojnë më pak dhe bën shkurtime drastike për ofrimin e shëndetësisë për të varfërit.

    Me dy kundërshtimet e fundit, republikanët, të cilët kanë 52 nga 100 ulëse në Senat, nuk kanë më shumicën e nevojshme për të kaluar ligjin.

    Lee dhe Moran njoftuan njëkohësisht vendimin e tyre, duke u bashkuar kështu me senatorët Rand Paul dhe Susane Collins, që ishin gjithashtu kundër ligjit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark