×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Interi në garë për Berardin

    Insajderi
    16 March 2016 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inter thuhet se do të tentojë të rrëmbejë transferimin e lojtarit të Sassuolo-s, Domenico Berardi-n në verë, pavarësisht se Juventusi thuhet se mbanë primatin për nënshkrim me lojtarin

    Corriere dello Sport raporton se pavarësisht se Juve ka primatin dhe ka të drejtën e plotë të transferimit të tij, “Nerazzurët” mund të shfrytëzojnë situatën dhe mos vendosmërinë e Juventusit të paguajë një shumë prej 25 milionë eurove për lojtarin.

    Berardi thuhet se është i shqetësuar me faktin se sa mund të ketë minutazh te skuadra nga Torino. Interi është në kërkim të një lojtari me tiparet e Berardit dhe mund t’i ofrojë pa problem një vend në formacionin bazë.

    Për të siguruar fondet e mjaftueshme për blerjen e tij, Inter mund të shesë Stevan Jovetic-in i cili vlerësohet 15 milionë euro.

    Gazeta citon se Inter-i mund të ofrojë edhe ndonjërin nga lojtarët e rinj që të bind Sassuolo-n të lejojë kalimin e tij në Guiseppe Meazza.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark