Insajderi
Biznes

Edhe iPhone 7 merr flakë si Note 7

Insajderi
23 October 2016 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mat Jones, një sërfist nga Australia deklaron se iPhone 7 i tij “ka marrë flakë dhe ka shkatërruar makinën”.

“Ishte si një valë e madhe të nxehti, që dilte nga makina. Hiri ndodhej brenda rrobave dhe kur i hoqa, pashe se telefoni po shkrinte brenda tyre”, shpjegon Jones.

Jones thotë se kishte lënë telefonin e tij mes disa rrobave në makinë, teksa ishte duke  dhënë leksione për sërf.

Ai thotë se telefonin e kishte blerë një javë më parë. Apple thotë se është në dijeni të rastit dhe është duke punuar për të, shkruan TCh.

Muajin e kaluar një përdorues i Redditor postoi një foto të një iPhone 7 që kishte shpërthyer.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark