Japonia është bërë vendi më i fundit që ka ofruar mbështetje për SHBA nw sulmin ajrore kundër forcave siriane, duke u bashkuar me Mbretërinë e Bashkuar, Australia, Izraeli, Turqia dhe Arabia Saudite.
Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se sulmi me gaz nervor në fillim të kësaj jave e justifikon hakmarrjen.
“Shumë njerëz të pafajshëm u bënë viktima nga sulmet kimike. Komuniteti ndërkombëtar ishte i tronditur nga tragjedia që la shumë fëmijë të vegjël në mesin e viktimave”.
“Japonia mbështet vendosmërinë e qeverisë së SHBA-së për të parandaluar përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike”, tha kryeministri japonez .