Insajderi
Lajme

Edhe Kaçaniku, Lipjani, Fushë Kosova dhe Ferizaj përfundojnë verifikimin dhe numërimin

Insajderi
16 October 2025 - 22:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe Kaçaniku, Lipjani, Fushë Kosova dhe Ferizaj përfundojnë verifikimin dhe numërimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për Insajderin se deri në orën 21:30 të së enjtes është përmbyllur procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në 21 Qendra Komunale të Numërimit.

“Procesi është përmbyllur për komunat: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Ferizaj (e enjte)”, ka bërë të ditur Elezi.

Ai tha se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen tri aktivitete kryesore: verifikimi i rezultateve për kryetarët e komunave, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike për Kuvendet Komunale dhe numërimi i votave për kandidatët për asambletë komunale

Në platformën e KQZ-së për rezultate vazhdueshëm po prezantohen rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark