Insajderi
Lajme

Edhe LDK lëshon sallën – seanca konstituive shtyhet për një ditë tjetër

Insajderi
11 September 2026 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe LDK lëshon sallën – seanca konstituive shtyhet për një ditë tjetër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pas zhvillimeve në seancën konstituive.

Deputetja e LDK-së, Jehona Jushaku-Sadru, ia bëri të qartë Haxhiut se nuk janë shteruar të gjitha mundësit për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e PDK-së.

Si rrjedhojë, Haxhiu tentoi ta vazhdonte seancën, pas çka LDK-ja vendosi ta lëshojë sallën.

Pas kësaj, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet të dielën në orën 10:00.

“Në rrethanat në të cilat jemi, seanca konstituive vazhdon punimet të dielën në orën 10:00”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark