Pas ministrit të Brendshëm, Skender Hyseni dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi se Kosova mund të përballet me provokime dhe sulme nga Serbia, edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, ka paralajmëruar një gjë të tillë.
Veçse sipas ministrit të Diasporës Valon Murati, ka thënë se një sulm i mundshëm ndaj shtetit të Kosovës prej Serbisë, do të konsiderohej sulm ndaj të gjithë shqiptarëve.
Ministri në Klan Kosova është shprehur se Kosova po përballet ndaj provokimeve të njëpasnjëshme të Serbisë dhe ka shanse të ketë një luftë ndonëse thekson, se ajo nuk mund të jetë e madhe.
“Sulmi ndajë Kosovës do të ishte sulm ndaj krejt shqiptarëve, do destabilizoj Ballkani e kudo që jetojnë shqiptarët. Në këto rrethana që janë shqiptarët një luftë e përmasave të mëdha, është e pamundur. Mund të ketë provokime të Serbisë”.
Ai po ashtu shprehet se përfshirja e Shqipërisë në një konflikt të mundshëm të armatosur, do të ishte më se e prekshme.
“Shqipëria është anëtar i NATO-s, kufiri me Shqipërinë e kemi të hapur, në çfarëdo konflikti të ardhshëm, Shqipëria është shtet i NATO-s implikimi i saj në luftë do të ishte mjaft i mundshëm. Sot ne jemi shtet, dhe do të mund ta thërrisnim një Shqipëri të na ndihmonte”, ka thënë Murati./Insajderi.com