Insajderi
Lajme

“Edhe nënën e një fëmije 6 vjeç e dënuan”, Rama e quan të padrejtë arrestimin e Veliajt

Insajderi
11 February 2025 - 12:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Edhe nënën e një fëmije 6 vjeç e dënuan”, Rama e quan të padrejtë arrestimin e Veliajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Ndërkohë kryeministri Rama quajti vendim të padrejtë edhe lënien në arrest shtëpie të Ajola Xoxës.

Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të dënohet me arrest shtëpie nëna e një fëmije 6 vjeç, të cilin edhe babanë ia kanë arrestuar.

“Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë.

Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark