Insajderi
Lajme

Edhe një komunë shtynë fillimin e procesit mësimor

Insajderi
11 January 2026 - 18:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe një komunë shtynë fillimin e procesit mësimor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Drenasit ka shtyrë rifillimin e procesit mësimor deri të mërkurën si shkak i gjendjes së vështirësuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se vendimi u mor si shkak i rrethanave të krijuara nga bora, ngricat dhe mungesa e ujit, shkruan Insajderi.

“Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit, kam marrë vendim të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor e shkollor në komunën e Drenasit, deri të mërkurën, më 14.1.2026”, thuhet ndër të tjera në postimin e Lladrovcit.

Lladrovci, pos tjerash, ka potencuar edhe se kompanitë për angazhimin e largimit të borës nëpër rrugë kanë qenë të angazhuara përgjatë tërë ditës së diel.

Ai ka theksuar edhe mungesën e ujit si problem serioz në disa zona të Drenasit.

“Me gjithë angazhimin e Ujësjellësit dhe vështirësive, të gjithë po e bëjnë të pamundurën për ta rikthyer normalitetin në tërë komunën edhe furnizimin me ujë”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark