Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë e infermierë. Numri i ikjeve të profesionisteve shëndetësorë po rritet dita – ditës. Së fundmi nga Kosova është larguar mjekja edhe Mile Jakupi, e cila përmes një letre emocionuese ka shkruar për largimin e saj.
Ajo thekson se u largua për mërgim për kushte më të mira, mirëqenie.
Ndër të tjerash, në këtë letër ajo ka shkruar se nuk ka mundur të qëndrojë me në vend, sa për te plotësuar numrat në regjistrimet e popullsisë.
“Sepse ti Kosova jone e dashur je vendi ku mbrenda drejtesise ka padrejetesi, aty ku gjysma e gjykatesve e prokurorve jane kriminel, aty ku policet hetues jane zagar e qen, aty ku te pafajshmit prangosen e fajtort bëjnë shoping, aty ku mjekësine e farmacite i ke keq, aty ku i padijshmi e analfabeti behet shef”, ka shkruar ajo.
Letra e plotë pa ndërhyrje:
Lamtumirë Kosova ime, po shkoj duke të te treguar se sa e thyer jam, une dhe shume bije e bija tua te cilat provuan gjate neper portat e merites, por Vec merite e te mira nuk gjetem dot.
Nuk mund të rrime Vec pse na kerkohet, sa për te plotesuar numrat në regjistrimet e popullsise, jeta do mireqenie e ne as me te mire s’mund te të bejme; andrrat tona perdite po thyhen e jeta po shkon me shpejtesine e drites, derisa ti je aty Vec për ata me te fortit, arrogantet e jomeritoret.
Tek ti po i leme andrrat e shkuara huq dhe dashurine e pakusht, kujtimet dhe gjithcka I mbyllem në valigje, dhe edhe une e fundit gati nga familja po nisem, për te marre ate qe kam punuar e jemi munduar gjithe jeten, nderkohe qe s’dua te ik pa t’i thene ato qe na nisen drejte rrugeve te panjohura.
Sepse ti Kosova jone e dashur je vendi ku mbrenda drejtesise ka padrejetesi, aty ku gjysma e gjykatesve e prokurorve jane kriminel, aty ku policet hetues jane zagar e qen, aty ku te pafajshmit prangosen e fajtort bëjnë shoping, aty ku mjekësine e farmacite i ke keq, aty ku i padijshmi e analfabeti behet shef.
Kosove ta dish se je keq edhe ushtaret e tu të ndershem po të braktisin perdite e me shume. Megjithate, të kam borgj fjalen e fundit, për gjysherit qe sakrifikuan dhe prinderit qe u bene cope për arsimimin tone, Te duam Kosove! u befsh andrra e të rinjeve qe vazhdojne të besojne ne ty!