×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një person i arrestuar për fajde në rajonin e Prizrenit

    Insajderi
    09 March 2016 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rajonin e Prizrenit ka arrestuar një mashkull të dyshuar për veprën penale të dhënies së fajdeve.

    Gjatë arrestimi të tij, policia ka bastisur edhe dy lokacione ndërsa i dyshuari është dërguat për mbajtje.

    Në disa muajt e fundit, policia ka arritur që të arrestojë një numër të personave të dyshuar se kanë dhënë fajde në Prizren.

    Policia po ashtu njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjithsej 20 persona, prej të cilëve katër vazhdojnë të jenë në mbajtje.

    Po ashtu, në 24 orët e fundit, sipas policisë, janë shënuar 56 aksidente trafiku por pa fatalitet./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark