Një tjetër tërmet i fortë (magnituda 4.8) ka tronditur Amatriçen në Itali. Lëkundjet janë ndjerë në orën 06:28 të ditës së sotme dhe kanë shkaktuar shëmbjen e disa ndërtesave të tjera.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar mes zjarrfikësve që po gërrmojnë ende në kërkim të personave të humbur.
Gjatë natës ka patur edhe lëkundje të tjera më të lehta.
Italia e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet të goditura më shumë nga tërmeti i së mërkurës si shpresë për të gjetur më shumë të mbijetuar.
Kryeministri Matteo Renzi ka premtuar fonde për rindërtimin e zonave të rrënuara.
Që nga mërkura kur këtë vend e goditën termetet kanë humbur jetën më shumë se 250 persona dhe janë plagosur 360 njerëz. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimin në rrënojat e ndërtesave, njofton BBC.