Edhe një viktimë nga një aksident i rëndë në autostradën Suharekë-Prizren - Insajderi
×
Insajderi

Edhe një viktimë nga një aksident i rëndë në autostradën Suharekë-Prizren

Insajderi
27 December 2021 - 21:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën Suharekë-Prizren.

Viktima është 82-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ku këmbësori ka humbur jetën.

“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas raportimeve tjera do të njoftoheni për detajet”, tha Hoxha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark