×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe pas tri ditëve, Haradinaj asnjë fjalë për dorëheqjen e kryetarëve serbë

    Insajderi
    29 November 2018 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e martë, katër kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore dhanë dorëheqje.

    Kjo për shkak të rritjes së taksës nga Qeveria e Kosovës në 100%. Si arsye ata përmendën edhe tentim-arrestimin e Milan Radojiçiq.

    Përkundër se kanë kaluar tre ditë, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga kryeministri dhe qeveria, shkruan Insajderi.

    Ditën e martë, Haradinaj kishte thënë se do të flasë një ditë më vonë për këtë temë.

    “Jam tash me disa detyra dhe nesër do bisedojmë bashkë”, tha Haradinaj.

    Këto komente ai i bëri pas akademisë përkujtimore me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

    Por, shefi i ekzekutivit as dje, dhe as sot nuk e ka thënë asnjë fjalë për dorëheqjen e kryetarëve serbë.

    As nga Qeveria deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë përgjgje.

    Ndryshe nga dorëheqja e kryetarëve serbë, zyra për informim e qeverisë ka komentuar për iniciativën e Agim Bahtirit për “bashkimin e Mitrovicës”.

    Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni për iniciativën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri për “bashkimin” e kësaj Komune.

    Të paktën kështu ka bërë të ditur Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë.

    “Pak më herët kemi marrë një njoftim nga mediat, nuk jemi në dijeni ende nuk e kemi diskutuar shumë shpejtë do ta shikojmë dhe do të dalim me qëndrim”, ka thënë Gashi.

    Ndryshe veç dorëheqjeve, serbët e Kosovës kanë paralajmëruar edhe radikalizim të hapave. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark