“Edhe pse nuk më pyet askush, do të uluroj në parlament”, Jahja Kokaj hidhërohet në Qeverinë Kurti – Insajderi
×
Ballina 5

“Edhe pse nuk më pyet askush, do të uluroj në parlament”, Jahja Kokaj hidhërohet në Qeverinë Kurti

Insajderi
06 November 2022 - 21:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, që me profesion është fizicient ka thënë se nuk do të ndalet duke folur në parlament për qëndrimin e tij lidhur me rritjen e kapaciteteve për prodhim të energjisë elektrike deri në 1600 MW.

Ai ka thënë se duhet të instalohen gjeneratorët , e bazuar në thëngjill, me filtrime përkatëse, brenda ndërtesave të Kosovës B apo A.

Për këtë qëndrim ai thotë se nuk do të ndalet duke ulëritur në Kuvend edhe pse sipas tij nuk po e pyet askush.

Postimi i plotë:

Miqe te nderuar,

Posa mora informacion qe ne punimin prestigjioz te posa botuar per filmat shtreseholle dhe zatimit te tyre ne energjine fotovoltaike, ( vegeza:

https://ëëë.researchgate.net/…/273887836_Influence_of…

Ne listen e gjate te citimeve ne nr. 46 gjendet edhe emri im,( me vegezen: https://link.springer.com/article/10.1007/s00339-009-5362-4

( keto dy punime munde te shkarkoni ne internet)

Energjia fotovoltaike apo solare pritet qe te zevendsoj energjite e bazuara ne fosilet qe lirojne CO2. Eshte e cuditeshme qe flasin por edhe vendosin per qeshtje te energjise dhe ndotjeve njerezit e pa kompetence shkencore, qe nuk dijne per cfare flasin…

Seria e punimeve te mija origjinale shkencore, ne nivel me pristigjioz nderkombetar, te cilat jane te dukeshme ne internet, revelojne rezultate te reja ne zbatimin e filmave shtreseholle te bazuar ne nanogrimcat e depozituara ne sunstrakte te caktuara.

Shtresat e ne fjale pa dyshim se do ta rrisin eficiencen enrgjetike ne nivel te deshiruar.

Megjithate, konsideroj qe aktualisht dhe urgjentisht, sa te jete e mundur, duhet ti instalojme gjeneratoret , e bazuar ne thengjill, me filtrime perkatese,brenda ndertesave te Kosoves B apo A, qe arrijme prodhimin deri ne 1600 MË, krahas zhvillimit te kapaciteteve fotovoltaike dhe ato te bazuar ne rryma te ajrit. Kete e bazoj pra ne kompetenca te verifikueshme produktive ne lemine enregjetike dhe te ambjentit.

Ndaj edhe pse nuk me pyet askush, do te uluroj ne parlament me kete qendrim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark