×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe shtëpitë nëpër fshatra duhet të legalizohen

    Insajderi
    07 March 2016 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e fshatrave të Kosovës nuk e kanë idenë se çka është procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje. Pothuajse të gjitha objektet e ndërtuara para dhe pas luftës nëpër fshatra janë regjistruar në Regjistrin Shtetëror si ndërtime pa leje, andaj sipas ligjit edhe ata duhet t’i nënshtrohen procesit të legalizimit.

    Ekipi i gazetës “Zëri” ka vizituar disa fshatra të Kosovës dhe ka parë se banorët nuk e kanë ndërmend të aplikojnë për legalizim, meqë konsiderojnë se shtëpitë i kanë të ndërtuara në tokat e tyre dhe se për to paguajnë tatim që nga paslufta.

    Nga 352 mijë e 836 ndërtime, aq sa është numri i atyre që janë të regjistruar në Regjistrin Shtetëror në tërë territorin e Kosovës si pa leje, deri më tani për legalizim kanë aplikuar rreth 400 palë. Aplikimi për legalizim ka nisur më 16 shtator 2015 dhe afati i fundit është data 16 mars 2016. Fakti që legalizimit do t’i nënshtrohen edhe objektet individuale nëpër fshatra, sipas njohësve të planifikimit hapësinor institucionet po synojnë që komunave t’ua rrisin të hyrat vetanake. Ndërkaq, sipas Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Ligji për Legalizim është bërë për gjithë Kosovën. (Zëri)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark