Edhe sot shifër alarmante e vdekjeve në Kosovë plus 920 raste të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe sot shifër alarmante e vdekjeve në Kosovë plus 920 raste të reja

    Insajderi
    07 September 2021 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se edhe 28 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, shkruan Insajderi.

    Gjithsej të martën janë testuar 10 mijë e 321 persona prej tyre 920 kanë rezultuar pozitivë.

    Brenda 24 orëve janë vaksinuar 15.869 persona.

    Njoftimi i plotë:

    07 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 24.484.


    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:


    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
    Mbani maskat!
    Respektoni distancën!
    Mbani higjienën!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark