Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami, është mjaft satirik edhe në jetën e tij të përditshme.
Mu për këtë, ai gëzon një ndjekje mjaft të madhe në rrjetet sociale, ku përveç skeçeve të ndryshme me grupin e humorit “Stupcat”, publikon edhe imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një video, duke treguar procesin e mbjelljes së flokëve.
Këtë e ka arritur me metodën PRP, me dëshirën që qimet e rëna të kokës të zëvendësohen.
“Duke i marr disa gjilpëra”, thotë ai përgjatë videos, teksa kryen trajtimin.
Terapia PRP (plazma e pasur me trombocite) për rënien e flokëve është një trajtim mjekësor me tre hapa, në të cilin gjaku i një personi tërhiqet, përpunohet dhe pastaj injektohet në lëkurën e kokës.