Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zv.kryeministrja, Belinda Balluku inspektuan punën për ndërtimin e aeroportin të Vlorës.
Me këtë ritëm që po ecin punimet në kantier Rama tha se synojnë që pista të jetë funksionale brenda sezonit veror të vitit të ardhshëm.
“Që të arrijmë që sezoni të përfshihet në aktivitetin e aeroportit dhe pastaj me siguri gjëra të tjera do vijnë nga aeroporti. Punë ditë-natë, natë-ditë, ditë-natë”, shprehet Rama.