Edi Rama kandidat për Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s? Kush do jetë kryeministri i ardhshëm…? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama kandidat për Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s? Kush do jetë kryeministri i ardhshëm…?

    Insajderi
    01 April 2022 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama është një nga kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg. Në garë për këtë post është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

    Lajmi është bërë i ditur nga akademikja dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, e cila shkruan se vetë SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Në postimin e saj ajo madje lë të kuptohet se Rama do të zgjidhet në krye të NATO-s në shtator të 2023 kur ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”.

    “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

    Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të luftën në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023./m.j


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark