Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një postim në nderim të kujtimit të veprës së rreshterit të rënë në detyrë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.
Rama, me anë të një postimi në ‘Facebook’ në mëngjesin e së hënës, ka shpërndarë një fotografi të flamurit të Kosovës, teksa ka përkujtuar policin e ndjerë, shkruan Gazeta Insajderi.
“MIRËMËNGJES. Me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar Rama në ‘Facebook’.
Bunjaku humbi jetën në orët e para të së dielës teksa po patrullonte me kolegët e tij në pjesën veriore pas një sulmi nga një grup terrorist serb, i përbërë prej rreth 30 personave. /Insajderi.org/