Insajderi
Lajme

Edi Rama nga Selaniku: I pashlyer gjaku i dëshmorëve shqiptarë të rënë në këtë vend

Insajderi
03 November 2024 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edi Rama nga Selaniku: I pashlyer gjaku i dëshmorëve shqiptarë të rënë në këtë vend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin e tij me shqiptarët e Greqisë në Selanik, ka thënë ndër të tjera se gjaku i dëshmorëve shqiptarë të rënë në këtë vend është i pashlyer.

“Këtu kemi murin e lotëve, këtu kemi dëshmorët tanë. E vërtetë që nuk ka mbetur shumë nga varrezat e hershme të shqiptarëve në këtë qytet, por i pashlyer do të jetë gjaku i dëshmorëve nga dy skajet e gegërisë dhe toskërisë që u martirizuan në këtë qytet. Dhe nëse shteti shqiptar është kujdesur në të kaluarën për t’i riatdhesuar eshtrat e Hasan Prishtinës nga Kosova dhe … nga Korça, i paskalitur ka mbetur memoriali i një tjetër korçari, Spiro Kosturit, një nga ata të shkëlqyeshmit të komunitetit tonë”, ka thënë ai.

Më tej, Rama ka folur për incidentin që ndodhi ditën e shtunë në kufirin me Greqinë, në Kapshticë ku mediat shqiptare u bllokuan për orë të tëra nga pala greke pa asnjë argument.

“Ndodhi për arsye të panjohura për ne. Dua të falënderoj ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij. Dhe për zhbllokimin e një situatë absurde që kurrë nuk i ka ndodhur asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë”, ka thënë Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark