Edi Rama njofton për takimin me “kryetarin reformator” të LDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama njofton për takimin me “kryetarin reformator” të LDK-së

    Insajderi
    25 March 2022 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Rama, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Abdixhikun “kryetar reformator”.

    “Me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK, Lumir Abdixhiku dhe delegacionin nga Prishtina”, ka shkruar Rama.

    Ndërkaq, Abdixhiku tha se takimet me kryeministrin shqiptar janë gjithnjë të veçanta, derisa shtoi që me ftesë të tij ka qëndruar në vizitë në Tiranë.

    “Me Edin biseduam për bashkëpunimin ndërpartiak; për punët e partive tona përpara, por mbi të gjitha, biseduam për nevojën e domosdoshme për bashkërenditje të ngushtë të politikave mes dy shteteve – sidomos në periudhën e tanishme nëpër të cilën regjioni po kalon. Shqipëria, vend i NATO-s, më shumë se vend fqinj i yni, ka shumë për t’i dhënë Kosovës; e Kosova, vend që aspiron NATO-n, ka shumë për të marrë nga Shqipëria”.

    Prandaj, thotë Abdixhiku, përfaqësuesit politikë të dy shteteve e kanë për obligim patriotik që këtë komunikim e këtë relacion ta mirëmbajnë në nivelet më të larta, më të afërta e më të qarta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark