Insajderi
Lajme

Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale te të miturit dhe zgjatjen e orarit mësimor

Insajderi
31 October 2026 - 08:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale te të miturit dhe zgjatjen e orarit mësimor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar dy ndryshime që prekin fëmijët dhe të rinjtë.

Gjatë një deklarate të premten, Rama bëri të ditur se nga viti i ardhshëm shkollor, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00.

Sipas tij, zgjatja e orarit shkollor synon t’u mundësojë prindërve që të punojnë, ndërsa fëmijët të angazhohen në aktivitete sportive, kulturore dhe kreative.

Rama gjithashtu njoftoi se do të nisë konsultimet me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit.

Sa i përket moshës, në diskutim është kufizimi për të rinjtë deri në 16 apo 18 vjeç.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark