Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë.
Tahiri ka deklaruar se Von der Leyen i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se ai është “kryeministër ilegal”, pasi e ka takuar atë në cilësinë e deputetit.
Sipas saj, presidentja Vjosa Osmani jo vetëm që foli, por edhe pranoi se Kosova ka pësuar dëme për gati një vit për shkak të mungesës së institucioneve qeverisëse.
“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal dhe e takoi si deputet ndërsa Osmanin e bëri jo vetëm të flasë, por edhe të pranoj se vendi është dëmtuar gati një vit pa institucione qeverisëse”, ka thënë Tahiri.