×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Edon Zhegrova shkëlqen në derbi me dy gola, Lille merr fitore të rëndësishme

    Insajderi
    29 March 2024 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lille u rikthye sonte te fitorja në Ligue 1, duke triumfuar në derbin ndaj rivalit lokal, Lens.

    Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca fitoi në shtëpi me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi javës së 27-të në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.

    Padyshim se më meritori në këtë fitore ishte Edon Zhegrova, i cili shënoi të dy golat e fitores.

    Ylli kosovar golat i realizoi në minutat 9 dhe 60, teksa luajti për 76 minuta në këtë takim.

    Për Zhegrovën ishte ky goli i tij i dytë sonte, si dhe i pesti në Ligue 1, krahas edhe pesë asistimeve.

    Ndërkaq, golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Elye Wahi, në minutën e 78-të.

    Për Lille padyshim se këto tri pikë janë shumë të rëndëishme në garën e tyre për një vend në top-katërshe.

    Lille tani ka 46 pikë dhe momentalisht mban pozitën e tretë në tabelë.

    Lens ndodhet në pozitën e gjashtë me 42 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark