Insajderi
Show

Edona Llaloshi merr dy pozita të reja brenda Kuvendit

Insajderi
25 February 2026 - 14:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edona Llaloshi merr dy pozita të reja brenda Kuvendit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja, Edona Llalloshi, ka siguruar mandatin e dytë si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë legjislaturë, ajo do të jetë pjesë e dy komisioneve parlamentare: Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Ky është njoftimi i saj:


“Qytetar të dashur, me rastin e rizgjedhjes deputete, dhe pas betimit, tani më lejoni të ju njoftoj se do të jem pjesë e dy komisioneve parlamentare: Komisionin për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Angazhimi në komisionet respektive, me jep mundësi të angazhohem më shumë drejt realizimit të qëllimeve të mia politike.
Në Komisionin për Kulturë, Rini dhe Sport, fokusi im do të jetë në forcimin e politikave që mbështesin komunitetin artistik, artin dhe kulturën, si vlera të identitetit tonë kombëtar.
Ndërkaq, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, angazhimi im do të përqendrohet në fusha të ndryshme veçanërisht, në parandalimin e dhunës në familje, barazinë gjinore, dhe rritjen e efikasitetit të organeve ligjzbatuese”, shkruan Llalloshi në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark