Të jetuarit në izolim i ka inkurajuar njerëzit të kërkojnë në internet produkte dhe aktivitete që do t’i argëtojnë ata.
Kjo është parë edhe një hulumtim të mediumit britanik The Economist, përcjell Telegrafi, i cili ka nxjerrë një listë të kërkimeve kryesore në të gjithë botën muajin e kaluar.
Kështu, sipas të dhënave, nga marsi në prill, buka duket se është bërë një kërkesë e vërtetë në internet.
Interesimi i njerëzve për të kërkuar bukë i ka bërë veçanërisht popullarizuar furrat e bukës në rrjetet sociale.
Për shembull, një furrë e bukës në Londër, transmeton orë mësimi live për çdo ditë përmes Instagramit.
https://www.instagram.com/p/B-xBu40D4Ac/?utm_source=ig_embed
Në vendin e dytë janë pajisjet e stërvitjes, të ndjekur nga letrat e lagura alkoolike.
Njerëzit më pas kërkuan municion, domethënë plumba dhe veshje mbrojtëse.
Është interesante gjithashtu se shumë kërkuan shpërndarës të cigareve. Shumë kërkuan gjithashtu një oksimetër pulsi.