Insajderi
Showbiz

Egla reagon sërish: Ma hiqni edhe rrogën, nuk më …

Insajderi
23 October 2025 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Egla reagon sërish: Ma hiqni edhe rrogën, nuk më  …
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që e shpalli fajtore për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra, aktorja Egla Ceno ka reaguar sërish publikisht, këtë herë me ironi ndaj mënyrës si disa media e kanë trajtuar rastin.

Në postimin e saj në Instagram, Ceno shkruan se sipas disa artikujve “del në pah një histori e frikshme manipulimi dhe përdorimi politik e kriminal, ku Egla Ceno rezulton të jetë instrument i krimit të organizuar për të sulmuar një gazetar”, duke iu referuar vetes në mënyrë sarkastike.

Aktorja e njohur shprehet me tonë thumbues se “po të kishte pasur lidhje me politikën apo krimin, nuk do të mbetej me një rrogë aktoreje prej 500 mijë lekësh të vjetra”. Ajo shton se nuk do të ndalet “deri në fund të së vërtetës”, ndërsa me humor e përmbyll reagimin me fjalinë: “Unë nuk jam Egla Ceno, jam Al Capone”.

Ky reagim vjen pas vendimit të gjykatës, e cila e gjeti Cenon fajtore për shpifje pas akuzave të saj publike ndaj Saimir Kodrës për ngacmim seksual.

Reagimi i saj është cilësuar si një përgjigje ndaj etiketimeve dhe teorive të qarkulluara në disa portale, të cilat ajo i quan absurde dhe të pavërteta. Me një dozë humori dhe sfide, Egla Ceno i jep të kuptohet ndjekësve të saj se historia ende nuk ka mbaruar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark