Egli dhe Gjesti puthen nën batanije, Danja dhe Loredana i përgjojnë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Egli dhe Gjesti puthen nën batanije, Danja dhe Loredana i përgjojnë

    Insajderi
    12 April 2025 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas javësh të tëra ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, duket se mes Eglit dhe Gjestit po fryjnë erëra më të ngrohta.

    Edhe pse Egli, pas rikthimit në shtëpi, u tregua mjaft e rezervuar ndaj Gjestit dhe shpesh u pa në distancë emocionale, gjërat kanë marrë një kthesë krejt tjetër natën e kaluar.

    Të dy u panë duke ndarë shtratin, dhe jo vetëm kaq – ata nuk i rezistuan më afërsisë dhe nisën të shkëmbejnë puthje plot dashuri.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Një moment që i habiti edhe banorët e tjerë, të cilët e kishin ndjekur me shumë kuriozitet dinamiken e tyre të çuditshme.

    Por, si për ta bërë skenën edhe më të ëmbël dhe gazmore, Danja dhe Loredana vendosën t’i vëzhgojnë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Të dyja shkuan ngadalë pranë krevatit dhe nisën t’i përgjojnë nga sipër, duke u përpjekur të mos bëjnë zhurmë.

    Por, sapo Egli dhe Gjesti i kuptuan, shpërthyen të gjithë në të qeshura, duke kthyer momentin romantik në një skenë të lezetshme që i dha jetë mbrëmjes në shtëpi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark