×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekipi i filmit Shok, niset për Los Angeles

    Insajderi
    22 February 2016 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë.  Ndërsa xhirimet janë realizuar në Shalë të Bajgores, gjatë muajit nëntor të vitit 2014.

    Ideja e këtij filmi është periudha e luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë.

    Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

    Në këtë film luajnë aktorët si: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

    Me 28 shkurt, bëhet ndarja e çmimeve Oscar, ku filmi “shok” është i nominuar në kategorinë e filmave më të mirë të metrazhit të shkurtër./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark