Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta shpëtojnë edhe nënën e dy vjeçares, që u nxorrë para pak minutash i gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.
Lajmin është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FSK-së, shkruan Insajderi.
Postimi i plotë:
Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK-së
Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.
Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate.