×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    FSK shpëton një 2 vjeçare nga rrënojat në Turqi – vazhdojnë përpjekjet edhe për nënën e cila është gjallë

    Insajderi
    08 February 2023 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi.

    Kontingjenti ynë ka arritur të nxjerr një 2 vjeçar nga rrënojat, njëkohësisht është duke vazhduar operacioni për nxjerrjen edhe të nënës së fëmiut, e cila është ende gjallë“, ka thënë ai për Insajderin.

    Kujtojmë që tërmeti i së hënës në magnitudë prej 7.8 ballësh e ka gjunjëzuar Turqinë e Sirinë. Raportohet se ka lënë mbi 11 mijë të vdekur, e mijëra tjerë të plagosur.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark