Ekipi ukrainas në CS:GO, Navi, është tallur me ekipin kosovar Bad News Eagles, pasi e ka eliminuar nga Majori i Rio de Janeiros të hënën.
NAVI e mposhti BNE-në të hënën me 2:0 në mapa në kuadër të fazës Legends.
Në postimin e parë në Twitter, NAVI, e kishte postuar një shqiponjë duke u afruar për të sulmuar dhe kishte shkruar.
“Je fitues i Majorit që po tenton ta fitosh edhe një, por më pas ajo gjëja vjen të sulmon”.
E në postimin e dytë NAVI ka postuar krah pule të pjekura, e në gotë logon e BNE-së.
“Shqiponjat kanë shije të mirë”, kanë shkruar në postim.