Insajderi
Biznes

Ekonomia ngadalëson rritjen

Insajderi
04 September 2019 - 11:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekonomia e Australisë u ngadalësua në shifrën më të ulët gjatë 10 viteve të fundit, me 0,5% në tremujorin e dytë, sipas të dhënave zyrtare.

Zyra australiane e Statistikave raportoi se PBB-ja e vendit u rrit me 0,5%, në terma të rregullta sezonale, gjatë tremujorit të dytë, kurse gjatë 12 muajve të mëparshëm me 1,4%.

Eksportet neto u rritën 0,6% për shkak të eksporteve nga sektori i minierave, ku fitimet u rritën 10,6%, përcjellë Atsh.

Ky është rekordi më i keq i rritjes vjetore që nga viti 2009, pas krizës globale financiare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark