“Ekononia e Gjermanisë në ujëra të trazuara”, ministri gjerman: Nëse nuk marrim puntorë nga vendet tjera do të kolapsojmë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Ekononia e Gjermanisë në ujëra të trazuara”, ministri gjerman: Nëse nuk marrim puntorë nga vendet tjera do të kolapsojmë

    Insajderi
    21 February 2024 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekonomia e Gjermanisë është në “ujëra të trazuara”, sipas ministrit gjerman të Ekonomisë.

    Robert Habeck ka thënë se parashikimi i qeverisë gjermane për rritjen ekonomike për vitin 2024 ka rënë nga 1.3% në 0.2%.

    Kjo nënkupton se ekonomia më e madhe evropiane ka ngecur, ndonëse e ka evituar hyrjen në një recesion të plotë.

    Habecku më parë e kishte quajtur situatën me ekonominë e Gjermanisë “dramatikisht keq”, raportoi BBC-ja.

    Ndërkaq, të mërkurën, ai ka thënë se Gjermania është goditur nga një “situatë shumë specifike”, si pasojë e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, pasi industritë e saj me energji intensive vareshin nga gazi rus.

    Mbështetja e Gjermanisë në eksportet e bëri atë veçanërisht të prekshme ndaj ndryshimeve në modelet e tregtisë globale, ka thënë ministri gjerman, dhe se problemi më i gjerë strukturor për ekonominë gjermane ishte mungesa e punëtorëve.

    “Pa punëtorë migrantë ekonomia e Gjermanisë do të kolapsonte”, ka shtuar Habeck.

    Shteti në fakt mund të ketë rrëshqitur në recesion, sipas një paralajmërimi nga banka qendrore e Gjermanisë, Bundesbank.

    Në raportin e saj mujor, Bundesbank ka thënë se prodhimi ekonomik mund të “ulej sërish pak në tremujorin e parë të vitit 2024”.

    Dy tremujorë negativë me radhë do ta fusnin Gjermaninë në të ashtuquajturin recesion teknik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark