Ekskluzive | 4 kompanitë e naftës qe iu mor licenca janë edhe nën hetime nga Prokuroria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive | 4 kompanitë e naftës qe iu mor licenca janë edhe nën hetime nga Prokuroria

    Insajderi
    19 April 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jo vetëm marrje e licencës por edhe hetime penale. Ky është rezultati i punës se Doganës në sektorin e naftës, bëjnë te ditur burime të Insajderit.

    Këto burime kane thëne që të katër kompanitë qe u është marre licenca kanë përfunduar edhe në hetime nga Prokuroria.

    “Një prokuror është duke u marre më gjetjet e Doganës. Përtej asaj çka ka gjetur Dogana, ai po kryen një hetim te pavarur për këto kompani”, ka thënë ky burim për Insajderin.

    Ketë e ka thënë edhe Ministrja Hajdari në konferencë për media

    “Për këto raste do të njoftojmë edhe Prokurorinë. Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është cilësia e naftës për sigurinë publike, për shëndetin publik si dhe për mjedisin”, ka thënë Hajdari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark