Insajderi
Insajderi

Lajmi i Fundit: Mbyllen katër kompani të naftës në Kosovë

Insajderi
19 April 2022 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajmi i Fundit: Mbyllen katër kompani të naftës në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, ka konfirmuar se katër kompanive që merren me derivate të naftës u është revokuar leja.

Ajo tha se MINT është bazuar në fakte të cilat i ka konstatuar Dogana.

“… ne si ministri kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final.

Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër subjektet që merren me përpunimin e produkteve të naftës. Aty ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikëqyrjen dhe rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetin të shtetit”, është shprehur ajo.

InDoks në vitin e kaluar kishte realizuar një dokumentar pikërisht për cilësinë e derivateve.

Përzierja e naftës -Rrëfimi tronditës i dëshmitarit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark